Ikona fëminorë e rezistencës palestineze, 17-vjeçarja  Ahed Tamimi, tha gjatë një interviste për Rusia Today që do të vazhdojë të luftojë për kauzën e lirisë së vendit të saj, pavarësisht burgut e kërcënimeve të tjera nga Izraeli. Madje ajo pohon se do rishkonte me dëshirë në burg, në vijim të kauzës së saj, thënë pak ditë pas lirimit.

“Unë dëshiroj që askush të mos e kalojë atë përvojë që kalova unë, por megjithatë, jam e kënaqur që qëndrova aty për vendim tim. Unë jam të shkojë sërish  në burg, njëqind herë po të jetë nevoja, nëse prej vuajtjeve të mija do shpëtojë vendim”, tha adoleshentja.

Duke folur për arrestimin e saj muaj më parë, ku në burg përfundoi së bashku me të ëmën, Tamim se “E dija se do të më arrestonin. Kjo është një gjë e zakonshme kur ju jetoni nën represion izraelit”.

Vajza që sot është 17 vjeç, e që është shndërruar në simbol të rezistencës palestineze, u fiksua  vite më parë në një moshë më të vogël, ku, duke mbrojtur të vëllanë gjithashtu të mitur nga dhuna e ushtarëve izraelitë, iu hakërrye atyre në një mënyrë shumë heroike për moshën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re