Damian Gjiknuri ka zhvilluar një takim për përfaqëuesit e OSBE në vendin tonë. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Gjiknuri thotë se kanë diskutuar për mbi procesin e reformës zgjedhore, rifillimin e punës në Komisionin e Posaçëm Parlamentar me synim adresimin në ligjin elektoral të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Pata kënaqësi të takoja sot përfaqësuesit e zyrës së OSBE-së në Shqipëri me të cilët diskutuam mbi procesin e reformës zgjedhore, rifillimin e punës në Komisionin e Posaçëm Parlamentar me synim adresimin në ligjin elektoral të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. I falenderova për mbështetjen e deritanishme dhe për gatishmërinë për të vazhduar këtë angazhim edhe më tej, përmes ekspertizës më të mirë nga ODIHR, e cila do të ndihmojë komisionin për të arritur zgjidhjet e duhura teknike në funksion të adresimit të plotë të rekomandimeve”, thuhet në reagimin e Gjiknurit.

Kujtojmë që një ditë më parë, OSBE në një reagim theksoi se presin një Parlament  plotësisht funksional dhe të fokusuar te reformat e nevojshme, duke filluar nga ajo zgjedhore.

“I uroj suksese Kuvendit shqiptar në fillim të seancës së re. Të etur për ta parë parlamentin si platformë për debatin politik plotësisht funksional dhe duke u fokusuar në reformat e nevojshme, duke filluar nga ajo zgjedhore, në interes të qytetarëve. Koha deri në zgjedhjet 2025 e shkurtër dhe shumë për të bërë” , thuhet në reagim.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re