Aktivisti dhe avokati Adriatik Lapaj, komentoi në emisionin “Open”, burgosjen e kardiokirurgut, Edvin Prifti me kërkesë të SPAK.

Ai deklaroi se burgosja e mjekut të njohur, duket e tepruar, duke marrë parasysh faktin që prokuroria ende nuk ka mbyllur hetimet dhe mjeku nuk përbën rrezik për t’u larguar apo për të prishur provat.

“Nuk e kam mbrojtur mjekun. E besoj fort që secili nga ne, raportin me ligjin e ka personal. Unë kam bërë një status mirënjohje, në raport me një ngjarje të një familjari tim. Edhe sikur ai të dënohet, unë i jam mirënjohës që më ka shpëtuar një familjar.

Ne kemi një kod të procedurave penale. Në bazë të kodit, ka disa kushte dhe kritere me të cilat vendoset masa e sigurisë.

Është momenti i hetimit dhe gjykimit. Nuk mund të ndodhë që ti ta fusësh në burg dhe pastaj ta hetosh.

Unë nuk mendoj se ka patur rrezik që mjeku të largohet, sepse është një profesionist në karrierë, nuk mund të punojë kontrabandë.

Në lidhje me rrezikshmërinë e veprës, nuk përmbën atë rrezikshmëri sa ta burgosësh.

Ndërsa prishja e provës, prokuroria i ka dokumentuar gjërat. 

Në momentin që mbyllen hetimet, mund të çohej në burg. Por, ti heqësh mundësinë një kirugu, që operon tre zemra në ditë, pa e ditur cfarë do të ndodh nesër, më duket e tepruar“, tha ndër të tjera Lapaj.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re