Adriatik Lapaj i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” nga Durrësi ka kërkuar votën, ndërsa edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 11 majit.
Lapaj kërkoi mbështetje, për të treguar se çfarë dinë të bëjnë, ndërsa u zotua se do të ndryshojnë atdheun.
Lapaj: Ju kërkoj të na mbështesni se kjo që po bëjmë është një nevojë kombëtare. Kjo që po bëjm është një betejë për at kthyer Shqipërinë në rrugën e duhur. Nëse më 11 maj triumfon e vjetra vendo do të shpopullohet edhe më shumë sepse shpresa do të jetë vrarë.
Jemi një vend i pasur, por i vjedhur. E duam mbështetjen tuaj për të sjellë shpresën, sepse ka shpresë. Prania juaj tregon se ka shpresë. Forca!
Mos harroni se aty ku nata është më e errët, agon mëngjesi i ri, jeta e re, e ardhmja.
Ju kërkoj nga ky shesh të na mbështesni, të na jepni shansin të tregojmë çfarë dimë të bëjmë! Të ndryshojmë atdheun tonë.