Adriatik Lapaj përfundimisht mbetet jashtë Kuvendit, në legjislaturën e re që pritet të nisë në shtator. Kolegji Zgjedhor i mbledhur këtë të hënë, i dha fund sagës së Lapajt për të marrë mandatin e deputetit.

Kolegji Zgjedhor la në fuqi vendimin e KAS, sipas të cilit mandatin e merr Ana Dajko, e renditur e para në listën e mbyllur të “Shqipëria Behet”.

Në argumentin e kësaj trupe edhe nëse bëhet transferimi i mandatit, në të gjitha rastet duhet të kalojë në dorën e një zonje, pasi Kodi Elektoral përcakton qartë se një grua nuk mund të zëvendësohet me një burrë.

Ana Dajko, 60-vjeçarja nga Saranda u kandidua nga djali i saj, anëtar i kryesisë së “Shqipëria Bëhet”, ndërsa njihet edhe si tezja e Lapajt. Nëse ajo nuk e pranon mandatin e dyta në listë është partnerja e Endri Shabanit.

Në zgjedhjet e 11 majit, Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani, për të shmangur listat e mbyllura vendosën në to familjarë dhe të afërm, të cilët do të jepnin dorëheqjen dhe mandati do t’i kalonte me të votuarit mes tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re