Skip to content

Adriatik Llalla nën hetim për mosdeklarim të parave në kufi, SPAK i komunikon akuzën

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla akuzohet për “mosdeklarim të të hollave në kufi”.

Këtë akuzë ia ka komunikuar ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme,  ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm.

Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për mosdeklarimin e një shume parash në Gjermani që e ka përdorur për shkollimin e vajzës, shumë të cilën ish-kryeprokurori Llalla thotë se e kishte marrë borxh nga një mik.

Për çështjen “Llalla” ka kthyer përgjigje edhe DASH që e shpalli non grata duke i ndaluar hyrjen në SHBA. Por të dhënat e ardhura nga USA nuk bëhen të ditura.

Adriatik Llalla po hetohet nga SPAK për shkak të funksionit që ka mbajtur si Prokuror i Përgjithshëm.