Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 9 korrik seancën paraprake për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Mësohet se shkak i shtyrjes mungesa e gjyqtares Irena Gjoka për arsye shëndetësore.

Seanca e 18 qershorit ishte shtyrë për këtë të premte, me kërkesë të avokatit, i cili kishte kërkuar kohë të njihet me dosjen.

Kujtojmë se ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, u mor i pandehur në mars për mosdeklarim të pasurisë, duke rrezikuar nga gjobë deri në 3 vite burgim.

SPAK mbylli hetimet ndaj ish-kreut të akuzës pas 2 vite hetimesh për disa akuza të rënda.

Ai akuzohet për veprën penale të refuzimit për deklarim, sipas nenit 257/a të Kodit Penal.

Vetë Llalla tha se është njohur me akuzën e prokurorisë, dhe se pret të mbrohet me avokat në procesin gjyqësor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re