Skip to content

Aeroplani humbet lartësinë gjatë fluturimit; ulje emergjente, 15 pasagjerë të plagosur

Një aeroplan që po nisej nga Kankuni i Meksikës, me destinacion Newark të Nju Xhersit, përjetoi momente dramatike gjatë fluturimit pas një humbjeje të papritur të lartësisë.

Incidenti e detyroi pilotin të kërkonte një ulje emergjente në Aeroportin e Tampas në Florida.

Sipas raporteve fillestare, 15 pasagjerë u plagosën gjatë turbulencave të forta të shkaktuara nga zbritja e papritur. Pasi zbritën në tokë, ata u dërguan në spital për vlerësim. Gjendja e tyre nuk është serioze.

Hetimet për shkaqet e mosfunksionimit

Avioni i përfshirë është një Airbus A320 që i përket një linje ajrore amerikane. Analizat fillestare sugjerojnë mundësinë e një defekti të sistemeve të kontrollit, i cili mund të ketë shkaktuar zbritjen jonormale. Aksidenti aktualisht po hetohet nga agjencitë e sigurisë së aviacionit, përfshirë Administratën Federale të Aviacionit.

Autoritetet përkatëse po analizojnë të dhënat e fluturimit dhe instrumentet në bord për të përcaktuar shkakun e saktë të defektit.

Operacione të menjëhershme shpëtimi pas mbërritjes në aeroport

Në Aeroportin e Tampas, operacionet e shpëtimit filluan sapo aeroplani u ul. Përveç 15 pasagjerëve të plagosur, të gjithë pasagjerët e tjerë në bord u trajtuan nga ekipet mjekësore dhe të urgjencës të pranishme në aeroport.

Incidenti ka shkaktuar gjithashtu shqetësim të madh midis familjeve të pasagjerëve, por për fat të mirë, nuk raportohet për gjendje kritike./ Insider Post.

Përshtati në Shqip S