Edhe pse janë dhe pak muaj për t’u inaguruar, pista e aeroportit të ri të Stambollit, i treti në radhë në qytetin historik e gjigand të rreth 20 milion banorëve, dhe i konsideruar si më i madhi në botë, ka patur “mysafirin” e parë. Ka qenë aeroplani i presidentit Erdogan.

TC-TUR, nisur nga Gaziantepi pas një tubimi zgjedhor të presidentit, bëri atë që u konsiderua “ulje historike”.

Ministri i Transportit, Çështjeve Detare dhe Komunikimit, Ahmet Arslan tha së fundmi se falë aeroportit të ri, Stambolli do të jetë qendra logjistike botërore, përveç rolit të saj qendror në trafikun e pasagjerëve.

Faza e parë e aeroportit të ri, i cili ka marrë 42 muaj për të përfunduar, do të shërbejë për 90 milionë pasagjerë në vit. Të dhënat e saj përbëjnë rekorde botërore në tregun e tranportit ajror.

I planifikuar si aeroporti më i madh në botë, ai do të ketë një kapacitet vjetor prej 150 milionësh pasagjerësh sapo faza e fundit e zgjerimit të jetë e plotë, por që eventualisht mund të zgjerohet për të trajtuar 200 milionë pasagjerë në vit.

Numri i të punësuarve aty llogaritet në afro 225 mijë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re