Skip to content

Aeroplani me dy vende rrëzohet në brigjet e Majorkës – Po zhvillohen hetime për identifikimin e pasagjerëve

spain coast guard 1

Aeroplani po manovronte para aksidentit

Ekipet spanjolle të shpëtimit po kërkojnë dy pasagjerët e një aeroplani me dy vende që u rrëzua në det natën e së shtunës pranë brigjeve të Majorkës.

Aksidenti ndodhi rreth orës 20:00 të së shtunës në një zonë pranë farit në portin e Sóller, i vendosur në pjesën veriore të ishullit, sipas policisë spanjolle.

Avioni i lehtë, i cili ishte ngritur nga aeroporti i Majorkës dy orë më parë, u rrëzua në det 100 metra larg bregut, i tha policisë një pasagjer në një varkë që ishte dëshmitar i aksidentit.

Sipas shtypit lokal, aeroplani ishte një aeroplan akrobatik që kryente manovra në ajër para rrëzimit.

Ekipet e shpëtimit, të cilat deri më tani kanë rikuperuar një pjesë të rrënojave, vazhdojnë të kërkojnë dy pasagjerët në këtë zonë, ku thellësia e ujit arrin 30 metra.

Identiteti i dy personave që ndodheshin në bord është aktualisht i panjohur.

Përshtati në Shqip S