AMSTERDAM – Në mënyrë që kostoja e pastrimit të jetë pak më e ulët, aeroporti i Amsterdamit ka krijuar nje ide sa qesharake aq edhe praktike.

Stafi i aeroportit ka vendosur që në tualetet e burrave, te ngjisë  disa figura të mizave të ndryshme.

Meshkujt që përdorin tualetin, në momentin që shohin mizën e ngjitur në wc-në e tyre, mundohen që ta shënjestrojnë atë dhe të mos dalin jashtë ëc-së, kjo bën që tualetet të qëndrojnë të pastra për një kohë relativisht më të gjatë.

Çuditërisht kjo gjë duket se ka funksionuar më së miri, pasi rreth 70 përqind e njerzëve që përdorin tualetin, tentojnë të shënjestrojnë mizën, duke mos e nxjerrë urinën jashtë wc-je.

Burimi:Worksthatwork

E.C/Dosja.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re