Sipas raportit të fluturimeve të Organizatës Evropiane për Sigurinë e Navigimit Ajror (EUROCONTROL) i cili përfshin periudhën 3-9 nëntor, aeroporti i Istanbulit renditet në vendin e parë në mesin e aeroporteve më intensive në Evropë.

Në një deklaratë nga llogaria e medias sociale të Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil thuhet se në periudhën 3-9 nëntor, aeroporti i Istanbulit ishte aeroporti më i intensiv në Evropë me një mesatare prej 1.232 fluturime ditore.

“Turkish Airlines (Türk Hava Yolları-THY) është renditur i dyti në mesin e kompanive ajrore duke realizuar mesatarisht mbi 1.248 fluturime në ditë”, thuhet në deklaratë.

Sipas raportit të fluturimeve të EUROCONTROL-it, pas aeroportit të Istanbulit, i dyti është renditur aeroporti “London Heathrow” me 1.157 fluturime mesatarisht në ditë ndërsa aeroporti “Paris Charles de Gaulle” i treti me një mesatare prej 1.147 fluturimesh në ditë.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re