Tre shpërthime të forta u dëgjuan në të gjithë Odesën këtë pasdite vonë, duke ardhur nga jugperëndimi i qytetit.

Imazhet në rrjetet sociale tregojnë tymin që ngrihet në horizont.
Menjëherë pas kësaj, kreu i qendrës së shtypit për forcat e mbrojtjes jugore publikoi një mesazh në rrjetet sociale.
Ai tha se pista e aeroportit të Odesës ishte dëmtuar si pasojë e sulmit me raketa dhe përdorimi i mëtejshëm i saj ishte i pamundur.

Hapësira ajrore e Ukrainës është mbyllur për fluturimet komerciale që nga 24 shkurt.
Burimi: Ora News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re