Turqia është gati për hapjen e aeroportit të tretë të Stambollit, ku pritet të marrin pjesë më shumë se 50 udhëheqës të huaj.

Faza e parë e 6 miliardë eurove, e cila u ndërtua për gati tre vjet nëpërmjet modelit të partneritetit publik-privat (PPP), është midis një sërë mega-projektesh të 20 viteve të ardhshme.

Aeroporti i ri i Stambollit, në brigjet e Detit të Zi, do t’u shërbejë 90 milionë pasagjerëve në vit në fazën e tij të parë.

“Ky aeroport do të jetë qendra më e rëndësishme midis Azisë dhe Evropës”, u tha gazetarëve Kadri Samsunlu, kreu i IGA, kontraktori dhe operatori i projektit.

Erdogan pritet të njoftojë emrin zyrtar të aeroportit të ri, pjesë e planit të tij për ta transformuar Turqinë në një lojtar global.

Me kapacitet të plotë, aeroporti i ri i Stambollit do të bëhet një qendër globale e aviacionit duke pritur më shumë se 100 linja ajrore dhe fluturime në mbi 300 destinacione në mbarë botën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re