Skip to content

Aeroporti i Rinasit, njoftim të rëndësishëm për qytetarët që udhëtojnë për në Itali

196859941 605174234208367 8488913771478462290 n

Aeroporti “Nënë Tereza” njofton të gjithë qytetarët që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Italisë që të kenë me vete formën Dixhitale të Vendodhjes së Pasagjerit (DPLF).

Njoftimi:

Ju lutem të keni me vete formën Dixhitale të Vendodhjes së Pasagjerit (DPLF) që të mund të udhëtoni në Itali. Forma duhet të jetë e plotësuar në formë elektronike dhe duhet të paraqitet pranë sportelit të biletave bashkë me kodin e udhëtimit.

Për ata që nuk kanë adresë emaili, ju lutemi të afërmve që të ndihmojnë familjarët për plotësimin e formularit dhe ta kenë me vete të printuar përpara udhëtimit.