Aeroporti i Stambollit i cili ka hyrë në funksion dy vite parë, deri më tani ka ofruar shërbime për 81.033.340 udhëtarë.

Aeroporti i Stambollit filloi me dhënien e shërbimeve pas transferimit të madh që u zhvillua nga Aeroporti Atatürk më 6 prill 2019. Pavarësisht efekteve negative të pandemisë Aeroporti i Stambollit posedon titullin aeroporti në të cilin janë kryer më shumë fluturime në Evropë.

Në periudhën dy vjeçare që nga hapja e tij, aeroporti ka ofruar shërbime për gjithsej 81.033.340 udhëtarë, prej të cilëve 21.319.560 në linjat e brendshme dhe 59.713.780 në linjat e jashtme.

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Autoritetit të Aeroporteve të Shtetit (DHMI), Hüseyin Keskin në një deklaratë lidhur me çështjen tha se: “Me çmimet ndërkombëtare që ka marrë dhe rekordet që ka thyer, monumenti ynë i fitores Aeroporti i Stambollit është bërë një burim krenarie e aviacionit tonë”.

“Pavarësisht efekteve negative të pandemisë aeroporti ka ofruar shërbime për gjithsej 81.033.340 udhëtarë, prej të cilëve 21.319.560 në linjat e brendshme dhe 59.713.780 në linjat e jashtme”, tha Keskin.