Skip to content

Aeroporti i Tokios siguron shtretër kartoni për udhëtarët që presin testet e koronavirusit

Salla e pritjes në aeroportin Narita të Tokios është shndërruar në një zone me kuti kartoni për udhëtarët ndërkombëtarë që nuk mund të gjejnë vende ​​në një hotel të afërt me mandat qeveritar, ndërsa ata presin rezultatet e testitmit të tyre.

Salla ka me dhjetëra kuti krevati prej kartoni ndërkohë stafi i pajisur me veshje mbrojtëse i siguron ushqime dhe ujë udhëtarëve ndërsa presin testin.

Në Japoni, shtretërit prej kartoni përdoren normalisht gjatë katastrofave. Por përdorimi i kësaj hapësire në aeroportin Narita ka pasur kritika në mediat sociale japoneze, duke komentuar se zona mund të përhapin koronavirusin dhe jo ta parandalojnë atë.