Ndërprerja e energjie elektrike në aeroportin ndërkombëtar të Atlantas, “Hartsfield-Jackson”, të dielën çoi në një mbyllje të pjesshme aeroportit, duke bllokuar dhjetëra mijëra njerëz.
Ai është aeroport më i ngarkuari në botë, dhe transporton gati 250,000 pasagjerë dhe pothuajse 2,500 fluturime çdo ditë.
Pasagjerët u bllokuan në terminalet e  errëta ose në bordin e aeroplanëve.
Më shumë 1,000 fluturime janë anuluar.
Në një deklaratë, aeroporti konfirmoi se kishte pësuar një ndërprerje të energjisë menjëherë pas18:00 të dielën, por shtoi se energjia elektrike kishte ardhur dhe se fluturimet pritet të rifillojnë sot në orën 11.
Zyrtarët thanë se një se një zjarr në një objekt elektrik nëntokësor mund ishte përgjegjës për ndërprerjen e  energjisë që shkaktoi këtë situatë kaotike. /sn/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re