Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga punimet që po bëhen për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama tregon se pista e këtij aeroporti ndodhet në një fazë më të avancuar të ndërtimit të saj dhe se po punohet me ritëm të lartë me synimin për të ulur avionin e parë në verën e vitit 2025.

 

Ndër të tjera kryeministri thekson se vendi ynë brenda kësaj dekade do të kryesojë si vendi turistik më i pëlqyer në Ballkan.

 

“MIRËMËNGJES

 

dhe me Aeroportin e Ri Ndërkombëtar të Vlorës, ku ka marrë formë e gjithë gjurma e pistës, e ku punohet me ritëm të lartë me synimin për të ulur avionin e parë në verën e vitit 2025, kur #ShqipëriaTuristike do të hyjë në fazën tjetër drejt marrjes së vendit kampion në Ballkan për turizmin brenda kësaj dekade, ju uroj një ditë të paqme”-shkruan Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re