Skip to content

AFAD: Pas tërmeteve nuk ka rrezik për cunami në brigjet tona në Mesdheun Lindor

Kryesia e Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave të Türkiye-s (AFAD) njoftoi se pas tërmeteve me epiqendër në Kahramanmaraş, Pazarcık dhe Elbistan, nuk ka ndonjë rrezik për cunami që do të prekë brigjet në Mesdheun Lindor.

“Pas tërmeteve 7.7 dhe 7.6 ballë që ndodhën sot me epiqendër në Kahramanmaraş, Pazarcık dhe Elbistan, aktualisht nuk ka ndonjë rrezik për cunami që do të prekë brigjet tona në Mesdheun Lindor”, thuhet në deklaratën e kryesisë së AFAD.

Burimi: AA