Komisionit Shtetëror Zgjedhor ka kujtuar për të gjithë subjektet politike apo kandidatët e interesuara për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, afatet e skandencën kohore që kanë për të plotësuar sipas kritereve ligjore.
Kështu: Nga data 28 janar, pra nga e premtja, deri më 31 janar, komisionet nismëtare duhet të paraqesin kërkesën për regjistrim si subjekte zgjedhore në bashkitë: Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë, në KZAZ-në përkatëse.
Ndërkaq, koalicionet zgjedhore paraqesin kërkesën për regjistrim si koalicion për zgjedhjet e pjesshme për kryetar në bashkitë: Shkodër, Vorë, Durrës, Dibër, Rrogozhinë, Lushnje, në KQZ brenda 24 orëve nga miratimi i kërkesave për regjistrimin e partive politike dhe komiteteve nismëtare.
Afati tjetër: nga 6 Shkurti deri më 9 Shkurt, është afati kur dokumentet e kandidimit paraqiten në KQZ për bashkitë Shkodër, Durrës dhe Lushnjë, si dhe në KZAZ për bashkitë: Vorë, Dibër dhe Rrogozhinë.
Jo më vonë se nga data 18 shkurt; duhet të bëhet paraqitja e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve shqiptarë në KQZ, ndërkaq për vëzhguesit e huaj afati është deri më 2 mars.
“Jo më vonë se data 1 mars është afati për akreditim nga ana e subjekteve zgjedhore, pjesëmarrëse në zgjedhjet e 6 marsit. Kërkesa për akreditim, duhet të bëhet në KZAZ.
Jo më vonë se 27 janar, pra nesër, kryetarët aktualë të këtyre bashkive duhet të paraqesin në KQZ listën e plotë të objekteve të qendrave të votimit, që përmbushin kushtet e parashuikuara me ligj.
Po ashtu, jo më vonë se nesër, pra më 27 janar, prefektët e qarqeve: Shkodër, Tiranë, Durrës dhe Fier, i paraqesin KQZ-së, listën e plotë të objekteve brenda territorit të qarkut që përmbushin kushtet e parashikuara me ligj për Vendin e Numërimit të Votave.
TemA