Bizneset me një xhiro prej 140 milionë lekë duhet të aplikojnë deri në 5 qershor. Ky është afati i fundit i Qeverisë për të bërë të mundur që punonjësit e tyre të mund të përfitojnë pagën e vendosur përmes aktit normativ të miratuar tashmë edhe në Kuvend.

Gjatë një takimi të kësaj të shtune, Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, në turin e komunikimeve të drejtëpërdrejta me bizneset kërkoi me urgjencë të kryhet një gjë e tillë, me qëllim që të mos ketë vonesa në përfundimin e procedurave për të gjitha kategoritë e punonjësve të mbetur të papunë, që prej 8 marsit kur edhe u shënua rasti zero me koronavirus në Shqipëri.

Pas vizitës në disa biznese në Paskuqan, përfitues të Paketës së Zgjeruar, 40,000 lekë drejtorja e tatimeve tha se “sot janë 111 mijë e 898 individë që kanë përfituar 40,000 lekë nga Paketa e Zgjeruar dhe 64 mijë e 964 individë që kanë përfituar Pagën e Luftës nga Paketa e Parë”.

Po sipas saj, brenda datës 5 qershor presim aplikimet e punëdhënësve në kompanitë me xhiro mbi 140 milionë për disa dhjetra mijëra punonjës të tjerë, që nuk e kanë marrë ende atë që takon. Në të kundërt punëdhënësit do të sanksionohen dhe punonjësve do t’ua çojmë direkt në llogari 400 mijë lekëshin!

Themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që them dhe askush, asnjë, nuk do të mbetet pa marrë atë që i takon, me ligj e me zakon e mbyll statusin e tij Rama, teksa poston takimet e drejtoreshës së tatimeve me përfaqësues të Biznesit të Madh.

🟢 Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, në turin e komunikimeve të drejtëpërdrejta me biznesetVizitë në disa biznese në Paskuqan, përfitues të Paketës së Zgjeruar, 40,000 lekë. Sot janë 111 mijë e 898 individë që kanë përfituar 40,000 lekë nga Paketa e Zgjeruar dhe 64 mijë e 964 individë që kanë përfituar Pagën e Luftës nga Paketa e Parë. 🟢Brenda datës 5 qershor presim aplikimet e punëdhënësve në kompanitë me xhiro mbi 140 milionë për disa dhjetra mijëra punonjës të tjerë, që nuk e kanë marrë ende atë që u takon. Në të kundërt punëdhënësit do të sanksionohen dhe punonjësve do t'ua çojmë direkt në llogari 400 mijë lekëshin!THEMI ATË QË BËJMË DHE BËJMË ATË QË THEM DHE ASKUSH, ASNJË, NUK DO TË MBETET PA MARRË ATË QË I TAKON, ME LIGJ E ME ZAKON

Publiée par Edi Rama sur Samedi 30 mai 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re