Ora 24 e mbrëmjes së sotme shënon dhe afatin e fundit për dorëzimin e listave shumëemërore, me kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit. Siç e kanë zakon, forcat politike në vendin tonë, e kanë lënë shpalljen e tyre në ditën e fundit, për të mos thënë në orët e fundit, e ndoshta mediave do t’iu duhet të presin dorëzimin e listave në KQZ, për t’u njohur me kandidatët.
Por mësohet se partia Lëvizja për Ndryshim e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, është partia e parë që i ka dorëzuar listat në KQZ.
/faxweb
