Një Navtex (njoftim për detarë) i ri i cili do të vazhdojë deri më 27 tetor, është shpallur për zonën ku anija turke Oruç Reis do të kryejë punime sizmike.

Sipas njoftimit, detyra e anijes do të zgjasë deri më 27 tetor, ndërkohë që sipas një njoftimi të mëparshëm ishte theksuar se do të përfundonte më 22 tetor.

Anija për kërkime sizmike Oruç Reis, bashkë me anijet Ataman dhe Cengizhan do të kryejnë së bashku punimet sizmike në Mesdheun Lindor.

Anija kërkimore sizmike Oruç Reis mund të kryejë të gjitha llojet e kërkimeve gjeologjike, gjeofizike, hidrografike dhe oqeanografike, veçanërisht për kërkimet e shelfeve kontinentale dhe burimeve natyrale.

Në anijen e cila është një nga anijet e rralla në botë e pajisur plotësisht dhe për shumë qëllime, mund të kryhen kërkime sizmike 2 dhe 3 dimensionale, kërkime të gravitetit, gjeofizike në mënyrë manjetike. Anija mund të kryejë operacione sizmike 3 dimensionale deri në 8 mijë metra dhe dy-dimensionale në një thellësi deri në 15 mijë metra.

AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re