Dy emigrantë shqiptarë janë gjobitur me nga 1900 euro nga pala greke në pikën kufitare të Kakavijës, teksa apo ktheheshin në atdhe. Emigrantët janë gjobitur pasi kanë kaluar afatin 90 ditor të qëndrimit në zonën SHENGEN. Vula dhe gjoba e vendosur në pasaportat e shqiptarëve mban datën 9 Prill 2020. Ndërkohë, 21 shqiptarë të tjerë janë gjobitur me nga 150 euro për shkak të thyerjes së rregullave të karantinës të vendosura nga qeveria greke, pra lëvizin pa autorizim, pa njoftuar autoritetet.
Çfarë ka deklaruar kryeministri Edi Rama?
Pak ditë më parë Rama është shprehur se është në komunikim të vazhdueshëm me palën greke dhe se nuk do të asnjë penalizim për shqiptarët që kanë shkelur afatin 90 ditor në shtetin grek. Kreu i qeverisë ka deklaruar se do të lejohen të futen në tokën shqiptare, vetëm personat që janë rezidentë në Shqipëri.
Ai ka sqaruar se shqiptarët që do të futen në atdhe do të karantinohen për 14 ditë në hotele dhe do të paguajë vetë shpenzimet. Ndërsa, për personat që janë rezidentë në shtete të tjera, nuk do të futen në atdhe derisa të përfundojë pandemia.