NASA ka përcjellë pamje nga qendra e galaktisës sonë, falë bashkimit të rreth 370 vëzhgimeve të kryera në dy dekadat e fundit nga obesrvatori “Chandra- X ray”.

Në foto shihen miliona yje. Astronomi Daniel Wang, i Universitetit të Masaçuset u shpreh se punoi për këto pamje përreth 1 vit.

“Ajo që shohim në foto është një sistem energjie i dhunshëm që qëndron në qendrën e galaktisës sonë. Shihen shumë mbetje të supernovave, vrima të zeza dhe yje neutrone.”

E në fakt sipas shkencëtarëve, toka dhe sistemi ynë diellor qëndrojnë jo pak, por afro 25 mijë vite dritë larg qendrës së galaktikës sonë. Thënë me fjalë të tjera, dritës që udhëton me rreth me 300,000 km për sekondë, i duhen 25 mijë vite për të mbërritur në qendrën e ‘Rrugës së Qumështit’

Imazhi është rreth 2.2 gradë (1 mijë vite dritë përtej) dhe 4.2 gradë (2 mijë vite dritë i gjatë)
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re