Skip to content

Afera 280 milionë euro në Rrugën e Kombit? Lulzim Basha i përgjigjet akuzave: Jam në dispozicion të drejtësisë, nuk kam asgjë për të fshehur

Je i gatshëm të dëshmosh në Gjykatë dhe të përballesh me drejtësinë për “aferat” që je akuzuar nga kundërshtarët politikë dhe së fundmi edhe nga Sali Berisha?

“Unë kam shkuar sa herë jam thirrur nga Drejtësia edhe në procese kundër meje. Nuk i kam bërë kurrë bisht drejtësinë. Asnjëherë nuk i kam bërë gisht drejtësisë. Gjykata e lartë thuhet se prokuroria dështoi pas dy viteve hetime të sillte akuza ndaj Lulzim Bashës. Bënë dy vite sikur hetuan ndaj ameje për rrugën Durrës Kukës për shpërdorim 280 milionë euro, dhe nuk gjetën asnjë provë. Ishte një stisje që e pomponte kundërshtari politik sepse po merrej me një figurë kryesore të PD që po bëhesha gati të drejtoja një qark për zgjedhjet e përgjithshme, gjykata e lartë me vendim të formës së prerë ka arritur në konkluzionin që Prokuroria të tregohet e kujdesshme dhe unë i kam kërkuar parlamentit të më heqë imunitetin sepse s’kisha asgjë për të fshehur përkundrazi isha dhe jam krenar për atë që kam bërë në rrugën e kombit”, tha Basha.

/faxweb