Partia Demokratike renditi ato që i quan “10 gënjeshtra” të Ramës në raport me luftën ndaj krimit, përkthyer ndryshe si implikim i qeverisjes së tij me të, si reagim ky ndaj njën fjalëmbajtjejenë parlament, ku sërish mbrojti paketën “Anti-KÇK”, kundërshtuar ashpër nga opozita.

E në “10 gënjeshtrat” e PD-së, mungon ajo që ka si personazh Agron Xhafajn, një nga investimet më të mëdha të demokratëve, në kohën kur Fatmir Xhafaj ishte ministër i Rendit. Pra bëhet fjalë për aferën “Babale”.

Siç është vërtetuar këto ditë, por e mbetur paksa në hije për shkak të shumë zhvillimeve të tjera, “Babale” ka rezultuar një sajesë e pastër e selisë blu, ku protagonist ka qenë ish-deputeti Saliajni.  Nga PD nuk ka asnjë reagim, por në në dhjetëshen e mëposhtme në formë akuzash, ka dhënë të kuptuar se “Zëri i Agron Xhafajt” është një dosje e mbyllur. Ose ndryshe, për t’u harruar.

Ja deklarata e PD-së:

1Gjoja u revoltua me ata nuk mbrojnë të ashtuquajturin ligj antiKÇK, por vetë erdhi në pushtet me Aleancën e Qelbësirave dhe të Kriminelëve.

2. Thotë se opinioni mbështet 72% të ashtuquajturin ligj antiKÇK, por nuk tregon se 87% nuk beson se qeveria do ta zbatojë ligjin kundër krimit.

3. Gjoja vajtoi për vajzat e trafikuara, por bëri deputetë 2 trafikantë vajzash, Arben Ndokën, Mark Frrokun dhe kryebashkiak një përdhunues, Elvis Roshin.

4. Bën sikur po lufton krimin e organizuar, por banda e Avdylajve është e regjistruar me Vangjush Dakon, që blejnë vota për Edi Ramën për t’i bërë surprizë 10 deputetë në Durrës.

5. Lavdëron si kurajoze Ministren e Drejtësisë, por nuk thotë pse bashkëshorti i ministres është peng për shkak të llogarive të dyshimta me bixhozin.

6. Flet për të burgosur që do të vuajnë me 41 bis, por Agim Kajmaku shëtit i lirë në mes të Tiranës dhe Edi Rama vazhdon ta majmë me tendera publikë.

7. “Vajton” për 28 kriminelë të liruar nga gjykatat, por nuk thotë se ata u liruan me firmën e drejtorëve të tij të burgut dhe kryebashkiakëve të tij garantë.

8. Deklaroi se për herë të parë po preken të paprekshmit, por deri tani nuk është konfiskuar asnjë pasuri domethënëse e krimit të organizuar.

9. Tha se pasuritë e politikanëve janë të kontrolluara, por nuk tha se ku i gjeti ai 2 milionë euro për të ndërtuar vilën luksoze në Surrel.

10. Shpalli dashurinë për shqiptarët, por në 7 vjet vetëm i ka vjedhur, u ka rritur taksat dhe i ka burgosur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re