Deputeti i PD Gazment Bardhi ka folur për mediat, pas daljes nga SPAK, ku ishte thirrur në cilësinë e kallëzuesit për aferën e inceneratorëve.

 

Bardhi teksa shprehu besimin tek SPAK, e inkurajoi këtë institucion që të vijojë hetimet për aferën në fjalë.

 

“Isha në cilësinë e kallëzuesit për inceneratorin e Elbasanit, i cili me sa duket është duke përparuar në hetime. Inkurajoj SPAK për të përfunduar hetimet dhe të çojë para përgjegjësisë gjithë personat përgjegjës. Qytetarët presin rezultate konkrete jo vetëm për inceneratorët, por edhe për aferat e tjera që janë denoncuar në SPAK. Është procedurë normale që kallëzuesi duhet të japë deklarimet e tij mbi kallëzimin që ka bërë.

 

Kam kërkuar që të merren në cilësinë e provës edhe materialet dhe gjetjet e komisionit hetimor. Ka pasur një shtesë nga PD në kallëzim mbi bazën e punës në komision. Kam kërkuar që konkluzionet e këtij komisioni të jenë në dosje. Personat e kallëzuar fillojnë nga Rama deri te personat që kanë nënshkruar dhënien me koncesion. SPAK po heton, ka besimin e opinionit publik, ka edhe besimin tim personal kështu që e nxis të shkoj deri në fund”, tha Bardhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re