Skip to content

Afera e inceneratorëve, Kryemadhi: Nuk ekziston shteti i së drejtës! Kryehajduti Rama merr para për t’ia dhënë mafies së djegësave nga qindarkat e qytetarëve





Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është shprehur se me inceneratorët në Shqipëri po vidhen paratë e qytetarëve.

Capture

Komentet Kryemadhi i bëri gjatë fjalës së saj në Kuvend, ku tha se kryeministri Edi Rama është hajduti më i madh i pasurive të shqiptarëve.

“Edhe pse ky proces po vazhdon të jetë në vëzhgim dhe ne vazhdojmë të paguajmë për depozitimet dhe shumë pagesa të tjera, ajo që të bën përshtypje është se ose është kapur për fyti Edi Rama, dhe kompanitë e inceneratorëve Klodian Zoto, Mërtiri e kërcënojnë ose vazhdo ose në do flasim, por ata nuk janë pronarë.

Klodian Zoto dhe Stela Bugalle kanë bërë ndërtimin dhe kanë marrë paratë, koncesionari i Tiranës merr minimumi 100 mijë euro në ditë, i  Elbasanit dhe Fierit duhet të administrohet, edhe pse nuk ka filluar nga puna pasi paketa e djegësave nuk është montuar. Nuk ekziston shteti i së drejtës, por i vjedhjes dhe hajdutit, ku kryehajduti është Rama. Në mënyrë jo ligjore po vidhen një për një qindarkat e qytetarëve. Të marrësh para borxh për t’ia dhënë mafies së inceneratorët do të thotë se ke mbaruar çdo diskutim me qytetarët”, tha ajo.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

“”