SPAK ka mbyllur hetimet për inceneratorin e Fierit

 

Sipas Prokurorisë së Posaçme, ish deputeti Alqi Bllako, të cilit iu komunikua akuza, është përgjegjës për korrupsionin dhe shpërdorim detyre.

 

Pritet që në vijim akuzat t’i komunikohen edhe personave të tjerë të akuzuar në këtë dosje, përfshi edhe ish ministrin Lefter Koka.

 

SPAK për këtë dosje mori nën hetim edhe 11 persona të tjerë disa javë më parë të akuzuar se nëpërmjet një skeme mashtrimi me fatura fiktive kishin përfituar miliona lekë.

 

Bëhet me dije se pas sekuestrimit të kompjuterit të ish deputetit pas marrjes së tij si i pandehur, janë gjendur prova që e implikojnë atë në korrupsion të zyrtarëve të lartë. Sipas SPAK

 

Alqi Bllako ka shkëmbyer e-maile nga adresa e tij private me administratorin e kompanisë “Alb tek energy”, Klodian Zoton duke e informuar këtë të fundit mbi procedurën e dhënies me koncension të Inceneratorit të Elbasanit. Referuar dosjes ai i përcillte Zotos, e-mailet e zyrtarëve të ministrisë së mjedisit mbi proceduratë që duhet të ndiqte për të fituar të drejtën e ndërtimit të Inceneratorit të Elbasanit.

 

Referuar hetimeve të kryera këto kontakte janë mbajtur në kohën që Bllako ushtronte detyrën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe prokuroria ka dyshime se ish-depuetit të ketë paracaktuar garën duke shpallur fituese kompaninë që përfaqësohej nga Zoto.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re