Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla është paraqitur paraditen e kesaj te merkure ne ambjentet e Prokurorise se Posacme Antikorrupsion.

 

Balla mesohet se ka shkuar ne SPAK pee te dhene deshmi si person ne dijeni per akuzat ndaj Berishes dhe familjes se tij mbi privatizimin e kompleksit te klubit “Partizani”.

 

Zyrtari i larte socialiste ka qene nder te paret para shume vitesh qe denoncoi publikisht parregullsite per privatimin e kompleksit sportiv te klubit te kuq.

 

Madje Balla ne ate kohe , akuzoi Berishen qe ishte kryeminister se bashke me familjen e tij kishin qene protagonistet e grabitjes se ambjenteve te klubit Partizani, permes tjetersimit te truallit dhe privatizimit te tij.

 

Pak kohe me pare kreu i grupit parlamentar te PS, kallezoi ne SPAK Berishen pikerisht per kete afere, e mesa duket tanime Prokuroria e Posacme ka vendosur te therrase Ballen si person qe ka dijeni mbi kete ceshtje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re