Çështja Toyota Yaris vijon të mbetet një enigmë ku mendohet se janë të përfshirë shumë politikanë të rangut të lartë. Së fundmi, ish kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kreun e PD, Lulzim Bashën sa i përket kësaj çështje duke e akuzuar se kishte ndarë paratë me deputetin socialist Taulant Balla.

Basha tha se kjo ishte një gënjështër e shpikur nga Berisha dhe shtoi se lidhur me këtë çështje dinte më shumë pasi ishte njeriu i dytë më informuar në vend pas kryeministrit Edi Rama. Ai shtoi se në këtë çështje ishin të përfshirë edhe qeveritarë apo anëtarë të mazhorancës por përfundoi se nuk mund të fliste për këtë gjë sepse aktualisht po bëheshin hetimet e nevojshme për këtë çështje.

Basha: Jam njeriu më infomuar pas Ramës. Unë di më shumë se kaq. Nuk flas dot më shumë sepse dosja Toyota Yaris është në hetim. Po hetohen edhe anëtarët e mazhorancës.

Analistët: Ku është në hetim? Jashtë shtetit?

Basha: Është në hetim aty ku duhet. Berisha thotë se jam peng dhe kur pyetet përse thotë këhtu, shpik dy arsye të paqena dhe të pavërteta.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re