Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi është shprehur se çështja më e thjeshtë për t’u hetuar nga SPAK është ajo e aferës së ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.

Bardhi ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme duhet të veprojë dhe sipas tij, mjafton t’i kërkojë dosjen autoriteteve amerikane dhe çëshjta është e zgjidhur.

Sipas kreut të Grupit të PD, “kryeministri Edi Rama ka korruptuar një zyrtar të korruptuar”.

“Nxis prokurorinë të veprojë, I jam drejtuar zyrtarisht SPAK, ka procedim penal të regjistruar. Çështje më të thjeshtë se ajo për t’u hetuar SPAK nuk ka, është drejtësia amerikane që ka mbledhur provat. Ka një dosje dhe mjafton që SPAK t’i bëjë kërkesë autoriteteve amerikane për të marrë dosjen, dhe çështja është e zgjidhur.

kryeministri ka korruptuar një zyrtar të huaj, ka shfrytëzuar postim për ti kërkuar favore”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re