Seanca e mbrojtjes për 10 të pandehurit e inceneratorit të Elbasanit dështoi. Shkak për këtë u bë mungesa e dy prej përfaqësuesve ligjorë të dy prej të pandehurve, Bardhyl Çabiri dhe Serafin Papa.

 

I pranishëm në seancë ishte ish-deputeti socialist, Alqi Bllako, ndërsa ish-Minstri i Mjedisit, Lefter Koka, mungoi.

 

Jashtë seancës, Tritan Hamitaj, avokati i ish-ministrit Koka, u shpreh se organi i akuzës nuk ka përcaktuar datën e kryerjes së veprës korruptive, për të cilën akuzohet klienti i tij.

 

TRITAN HAMITAJ

AVOKAT

 

Është e paqartë në lidhje me datën e kryerjes së veprës penale të korrupsionit. Nuk është përcaktuar në asnjë vend, as në njoftimin e marrjes së akuzës, as në kërkesën për gjykim.

 

Në të njëjtën kohë, sipas avokatit, prokuroria e posaçme i ka kërkuar gjykatës ngrirjen e një sërë asetesh në pronësi të Lefter Kokës, të cilat tejkalojnë vlerën e veprës penale të korrupsionit, e cila parashikohet të jetë rreth 2.9 milionë euro.

 

TRITAN HAMITAJ

 

AVOKAT

Nuk përputhet vlera e produktit të krimit, që është afërsisht 309 milionë lekë me pasuritë që kërkojnë të konfiskohen. Është shumë e madhe, pasi nuk e dime vlerën e 8 apartamenteve, ndërkohë që kantina ka një vlerë prej 244 milionë lekë, një kontratë që janë shitur 3 njësi janë 610 mijë euro, një vilë është 350 milionë euro, që janë shumë më shumë se 390 milionë lekë. Duhet të kenë një rrjedhë logjike konkluzionet e prokurorisë që vlera e krimeve të kishte koherencë me vlerën e konfiskimit.

 

Për inceneratorin e Elbasanit, Spak i ka kërkuar gjykatës dënimin me 10 vjet heqje lirie për ish-ministrin Koka, njëlloj edhe për 2 pronarët e impiantit, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Për Stela Gugalljan, prokuroria kërkoi 7 vjet burg. Ndërsa, për Alqi Bllakon u kërkua 4 vjet. Por të gjithë ata përfitojnë ulje të dënimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko