Skip to content

Afera me inceneratorët/ “Arjola Kodra bëri dëshmi të rreme”, a do të ketë arrestime të tjera? Tabaku: SPAK-u të vijojë punën!

Jeni në dijeni mund të ketë arrestime të tjera në nivel ministrash apo kryebashkiakësh?

“Nuk jam në dijeni të pasi ky është një proces hetimor që e kryen SPAK-u. Inkurajoj që të bëjë punën më të mirë hetuese SPAK-u. Ne po bëjmë dosje voluminoze ndaj inkurajojmë që hetimet të vazhdojnë. Janë paguar 23 milionë euro pa e ditur ku kanë shkuar, është vepër penale. Ndaj e inkurajoj SPAK-un të vijojë hetimet njësoj si ne që dosjen hetimore ne do ta dorëzojmë në SPAK sapo të përfundojë ky hetim”, tha Tabaku.

Keni informacione se Arjola Kodra do largohet? “Bëri e para dëshmi. Ajo bëri dëshmi të rreme në lidhje me marrëdhëniet me kompaninë. Ajo është ndër 10 të preferuarit të Mërtitrit dhe Gugallit. E njoftuam se duhej të ishte sot. I nisëm shkresën e tretë. Punonjësi i Kuvendit e ka gjetur mbyllur derën dhe se kanë lejuar të futej brenda. Kanë mbyllur derën. Ka 48 afat për tu paraqitur në komision”, u shpreh Tabaku.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb