Komediani Bill Maher e ka quajtur ish-presidentin amerikan Bill Clinton “të pashpirt” pas deklaratave që ky i fundit bëri në lidhje me Monica Lewinsky-n.

Në një dokumentar të realizuar së fundmi, ish-presidenti është shprehur se u përfshi në një aferë me Monica-n sepse marrëdhënia me të e ndihmonte që të duronte presionin e detyrës.

Veç kësaj, Clinton u shpreh gjithashtu se lidhja e ndihmonte që të menaxhonte ankthin.

Në fillim të shfaqjes së tij në HBO, “Real Time”, Maher u shpreh:

“Mund të flasim për një sekondë për Monica Lewinsky-n? Thjesht më duhet të vë në pah verbërinë e një burri që thotë se pata një aferë me këtë person për të menaxhuar ankthin. Si mund të ndihet ajo pas kësaj? Është diçka e tmerrshme për t’u thënë. Për mendimin tim u tregua i pashpirt. Menaxhova ankthin? Vërtet? Nuk bëhet fjalë për një qenie njerëzore këtu?”

Bill Clinton, tani 73-vjeçar, i bëri komentet në dokumentarin e titulluar “Hillary. Dokumentari në fjalë e dha premierën në Festivalin e Filmit Sundance në Janar. //

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re