Skip to content

Afera “SASPAC”/ GJKKO kthen për plotësim hetimesh dosjen e SPAK ndaj Ilir Beqajt dhe të tjerëve

ilir beqaj spak

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kthyer për plotësim hetimesh çështjen e SPAK ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj, Ermal Kurtulan dhe të pandehurve të tjerë.

Gjykata i ka ngarkuar Prokurorisë së Posaçme një sërë detyrash hetimore që duhet të plotësohen, duke i lënë afat deri më 30 tetor për përfundimin e tyre.

Pas plotësimit të hetimeve, dosja do t’i rikthehet sërish Gjykatës për vijimin e procedurave.