Ekspertë ligjorë u thanë ligjvënësve se ata besojnë plotësisht se Presidenti amerikan Donald Trump ka kryer veprimet që meritojnë impeachment (shkarkim), tashmë që  fillon faza e dytë e një hetimi të udhëhequr nga Komiteti i Gjyqësorit të Kongresit të SHBA.

“Presidenti Trump ka kryer vepra penale që meritojnë impeachment, duke abuzuar në mënyrë korruptive zyrën presidenciale”, pretendon Noah Feldman, një profesor i ligjit kushtetues në Harvard, i cili ishte dëshmitari i parë që u thirr nga demokratët.

Feldman tha që Trump abuzoi me pozicionin e tij dhe minoi interesat kombëtare “në favor të përfitimit politik personal” në zgjedhjet e fundit, duke i bërë presion Ukrainës për të ngritur pluhur mbi rivalin e tij politik Joe Biden.

“Përfshirja e një qeverie të huaj në zgjedhjet tona është një abuzim veçanërisht serioz i pushtetit,” tha një dëshmitare tjetër, Pamela Karlan, një profesore e Stanford. “Presidenti Trump duhet të marrë përgjegjësinë,” theksoi ajo.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re