Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi ka njoftuar se Kongresi po fillon zyrtarisht një hetim për presidentin amerikan Donald Trump.

“Presidenti duhet të mbahet përgjegjës për veprimet e tij. Askush nuk është mbi ligjin”, tha Pelosi, duke iu referuar zhvillimit mëtë fundit, atij që përflitet se Trump ka kërkuar nga homologu ukrainas Zelensky që të jetojë Joe Biden dhe të birin për korrupsion të mundshëm.

Pelosi shton se do të nisë një hetim mbi akuzat se Trump kërkoi ndihmë politike nga Ukraina dhe shtoi se ai kishte shkelur autoritetin e tij kushtetues.

Trump reagoi menjëherë ka cicëruar: “Një ditë kaq e rëndësishme në Kombet e Bashkuara, kaq shumë punë dhe sukses, dhe demokratët qëllimisht u desh ta shkatërrojnë atë…”, shkroi Trump.

Hetimi do të përpiqet të përcaktojë nëse Trump ka kërkuar ndihmën e Ukrainës për ta ndihmuar atë duke hetuar ish-zv/presidentin Joe Biden, i cili është pararojë i kandidatëve demokratë për garën presidenciale për vitin 2020.

Dyshohet se Trump në mënyrë të përsëritur ka bërë presion ndaj presidentit ukrainas për të hetuar Biden dhe djalin e tij, që dyshohet se kanë lidhje korruptive me këtë vend.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re