Përfaqësuesi për çështjet ligjore të Rithemelimit, Ivi Kaso ka komentuar arritjen e marrëveshjes mes PS dhe grupit të demokrateve për t’i dhënë fund kaosit parlamentar.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Kaso sqaroi se nga ana e mazhorancës ka një reflektim që të rikthejë në hullitë kushtetuese çështje të rëndësishme.

Sipas tij, vetëm PD nuk fitoi agjë nga kjo marrëveshje, por theksoi “i shërben interesit të qytetarëve nëse kauzat e saj konkretizohen”.

“Ne besojmë që interesit publik i shërben ngritja e komisioneve hetimore, edhe pse mazhoranca tenton ti kontrollojë, sesa mos ngritja fare e tyre. Kërkojmë që të sjellim çështje të rëndësishme, si afera e sterilizimit apo sic është afera e check up”, tha Kaso.

Pyetje: Çfarë arriti PD me këtë marrëveshje? Cila është ajo që keni fituar ju dhe që ju riktheu në Parlament?

Ivi Kaso: PD ka mbajtur një qëndrim konsekuent që do lejonte normalizimin e vijimit të  normal të punimeve të seancave plenare në momentin që punimet në Parlament do të ktheheshin në hullitë kushtetuese. Kemi një reflektim nga ana e mazhorancës që të rikthejë në hullitë kushtetuese çështje të rëndësishme.

Së pari ajo që ka bllokuar punimet e kuvendit, cështja e komisioneve hetimore parlamentare. Këto komisione do ngrihen me ligjin e ri.

Ne besojmë që interesit publik i shërben ngritja e komisioneve hetimore, edhe pse mazhoranca tenton ti kontrollojë, sesa mos ngritja fare e tyre. Kërkojmë që të sjellim çështje të rëndësishme, si afera e sterilizimit apo sic është afera e check up.

PD nuk fiton asgjë për veten e saj, PD mendon se i shërben interesit të qytetarëve nëse kauzat e saj konkretizohen. PD beson që është më mirë të ngresh komisione hetimore me një ligj të papërshtatshëm sesa mos ngresh fare.

Ne kemi garancinë se aferën do ta nxjerrim në shesh. Nëpërmjet mekanizmit të komisionit hetimor parlamentar, që nuk është mekanizmi më i mirë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re