Një javë më parë, Turqia i shiti 24 dronë luftarakë Polonisë, që u bë vendi i parë i Bashkimit Europian që blen teknologjinë ajrore luftarake turke.

Shitja e dronëve “Bayraktar TB2” nxiti ndjenja “xhelozie” dhe shqetësimi në Athinë, të paktën te disa media, që ngritën pyetjen se cilat vende të tjera mund të marrin dronët turq në flotën e tyre ajrore në të ardhmen.

Mediat greke bënë një analizë të vendeve që kanë bashkëpunim të ngushtë me Ankaranë dhe Presidentin Erdogan që mund të çojë në marrëveshje tregtare për shitjen e dronëve. Në listën e klientëve të mundshëm u fut edhe Shqipërinë.

“Disa vende evropiane, përfshirë Shqipërinë, Bjellorusinë, Mbretërinë e Bashkuar, Bullgarinë, Republikën Çeke, Hungarinë dhe Poloninë, me të cilat Turqia ka marrëdhënie të mira, thuhet se janë midis atyre që mund të furnizohen me këto dronët luftarakë turq”, ishte lajmi që qarkulloi thuajse në të gjitha mediat online greke.

Projekti për ndërtimin e dronëve luftarakë nisi në Turqi në vitin 2007, dy vite më vonë ai bëri fluturimin e parë. Në 2014, zhvilluesit i treguan ushtrisë turke versionin e tyre përfundimtar dhe në mars 2016 “TB2” u miratua zyrtarisht nga ushtria turke. “TB2” mund të ngjitet në një lartësi prej më shumë se 7300 metra dhe të qëndrojë në ajër deri në 24 orë.

Per momentin Shqipëria do të marrë dronë turq, por që nuk janë luftarakë. Nga ajo që njoftoi Kryeministri Edi Rama bëhet fjalë për dronë vëzhgues për kontrollin e territorit për qëllime civile.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re