Në sulmet e njëpasnjëshme me bomba në Kabul të Afganistanit, humbën jetën 10 persona.

Ndihmës zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Hamid Rushan tha se sulmet e njëpasnjëshme janë kryer në Sar-i Kariz dhe Golai Davanhane.

Sipas tij, 10 persona e kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë u plagosën në sulme. Rusan tha se shënjestra e sulmit ishin civilët.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Megjithëse po bëhen përpjekje për të vendosur stabilitetin në vend, nga ana tjetër, sulmet nuk janë pakësuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re