Sipas të dhënave paraprake, 19 persona kanë humbur jetën në një sulm me bombë të ndërmarrë në një qendër arsimore në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Zëdhënësi i departamentit të policisë së administratës talebane në Kabul, Khalid Zadran, në një deklaratë për shtyp tha se sulmi me bombë është kryer në qendrën arsimore Kaaj që ndodhet në perëndim të Kabulit.

Sipas të dhënave paraprake, në sulm kanë humbur jetën 19 persona tha Zadran, duke shtuar se në sulm janë plagosur edhe 27 persona të tjerë.

Zadran vuri në dukje se sulmi në qendrën arsimore u krye në kohën kur po kryhej një provim testues.

Dëshmitarët kanë pretenduar se sulmi ka qenë akt kamikaz.

Ndërkohë sulmi ende nuk është marrë përsipër nga askush.

Në perëndim të Kabulit jetojnë kryesisht Shiitët Hazara. Sulmet e ngjashme të ndërmarra më parë në të njëjtën zonë janë marrë përsipër nga organizata terroriste DEASH.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re