Të paktën 25 anëtarë të organizatës terroriste DEASH u dorëzuan tek autoritetet talebane në Afganistan.
Në një deklaratë nga prefektura e Nangarhar-it thuhet se 25 anëtarë të organizatës terroriste DEASH u dorëzuan në rajonet Kot dhe Spin Ghar.
“Anëtarët e DEASH-it që u dorëzuan janë liruar me kusht. Personat në fjalë nuk do të falen kurrë nëse planifikojnë të realizojnë sërish aktivitete terroriste”, thuhet në deklaratë.
Poashtu edhe më 31 tetor u njoftua se 65 persona anëtarë të DEASH-it në rajonet Kot dhe Batkot në Nangarhar u dorëzuan tek njësitë e inteligjencës me ndërmjetësimin e krerëve të fiseve.
Ndërkohë bëhet e ditur se të paktën 3 persona humbën jetën në dy sulme njëra pas tjetrës sot në orët e drekës në qytetin Jalalabad, qendra e rajonit Nangarhar.
Organizata terroriste DEASH ka rritur sulmet e saj pasi talebanët morën kontrollin e vendit më 15 gusht.
Në Nangarhar i cili njihet si bastion i DEASH-it, anëtarët e organizatës kanë kryer mbi 8 sulme me armë dhe bomba me objektiv anëtarët talebanë.
Gjithashtu bëhet e ditur se mbi 250 persona e kanë humbur jetën në katër sulme të mëdha prej të cilëve dy në Kabul, njëri në Kunduz dhe një tjetër në Kandahar që DEASH-i ka ndërmarrë që nga 15 gushti e deri më tani.
