Të paktën 63 persona e kanë humbur jetën nga përmbytjet të cilat kanë qenë efektive në javën e fundit, kryesisht në rajonet lindore të Afganistanit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shtetit për administrimin e fatkeqësive të qeverisë së përkohshme talebane, Mohammad Neseem Haqqani në një deklaratë për AA tha se 63 persona e kanë humbur jetën dhe 81 të tjerë janë plagosur deri më tani për shkak të përmbytjeve që kanë vendosur nën ndikimin e tyre 12 rajone në javën e fundit.

“Më shumë viktima janë shënuar në rajonet Nuristan, Laghman, Logar, Paktia, Ghazni, Maidan Wardak, Zabul dhe Oruzgan”, deklaroi Haqqani i cili shtoi se për shkak të katastrofës janë dëmtuar mbi 12 mijë shtëpi ndërsa mbi 2 mijë kafshë kanë ngordhur.

Në tërmetin që ndodhi më 22 qershor në pjesët lindore të vendit humbën jetën mbi 1.200 persona.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re