Disa persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur nga një sulm me bombë në një xhami shiite në zonën Sayed Abad, në rajonin Kunduz në veri të Afganistanit.

Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, njoftoi se sulmi me bombë u krye gjatë namazit të xhumasë ndaj një xhamie shiite në zonën Sayed Abad, në rajonin Kunduz.

Duke informuar se si pasojë e sulmit ka të vdekur dhe të plagosur, Mujahid, informoi se në zonë kanë mbërritur forcat talebane dhe se kanë filluar një hetim lidhur me sulmin.

Sipas drejtuesve lokalë, në sulm kanë humbur jetën të paktën 5 persona dhe janë plagosur mbi 20 të tjerë.

Përgjegjësia e sulmit nuk është marrë nga askush, ndërkohë që dëshmitarët janë shprehur se ka qenë akt kamikaz.

Shumicën e sulmeve kundrejt shiitëve në të kaluarën i ka marrë përsipër organizata terroriste DEASH.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re