Ka humbur jetën në një sulm me bombë guvernatori i provincës Balkh në veri të Afganistanit, Mohammed Davud Muzemmil.

Zëdhënësi i Departamentit të Policisë në Balkh, Muhammed Asif Veziri për Anadolu tha se sulmi është kryer gjatë një takimi administrativ në Zyrën e Guvernatorit me pjesëmarrjen e zyrtarëve lokalë.

Ai tha se në këtë sulm kanë humbur jetën guvernatori i Balkh-it, Muhammed Davud Muzemmil dhe dy civilë ndërsa kanë nisur hetimet për sulmin.

Dëshmitarët okularë thanë se autoambulancat janë dërguar në Zyrën e Guvernatorit dhe rrugët përreth janë mbyllur për qarkullim.

Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re