Skip to content

Afganistan, përleshje mes talebanëve dhe forcave të policisë: shumë viktima nga dy palët

Afganistani, vendi ku ndodhen forcat e NATO-s prej vitit 2001 nuk po gjen qetësi.

Sërish një sulm terrorist ka ndodhur në një stacion policie ku kanë gjetur vdekjen 5 oficerë.

Talebanët kanë sulmuar një patrullë policie pranë stacionit në Kandahar, ku si pasojë e përplasjes me armë kanë vdekur edhe 15 talebanë dhe janë plagosur 11 të tjerë.

Shkëmbimi i zjarrit ka zgjatur për disa orë deri sa kanë mbërritur përforcimet.

Qari Yussouf Ahmadi, kreu i talebanëve ka marrë përsipër sulmin me anë të një deklarate të dërguar në media.