Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe më shumë se 10 janë plagosur në dy shpërthime në një shkollë djemsh në lagjen me shumicë shiite Khazara të Kabulit, thotë policia afgane, me imazhe të tmerrshme të viktimave që transportohen në spitale.

Dy mjete shpërthyese të improvizuara shpërthyen përpara shkollës Abu Rahim Sahid në lagjen Dast-e-Barhi në perëndim të Kabulit, tha dje zëdhënësi i policisë Khalid Zadran, duke shtuar se gjashtë persona ishin vrarë dhe 11 të plagosur.

Ish-ministrja afgane e minierave dhe naftës, Nargis Nehan postoi një foto tronditëse të tavolinave të zbukuruara me lule në kujtim të nxëënësve të humbur.

Në postim thuhet: “Ne humbëm të gjithë nxënësit në sulmin e djeshëm dhe mbetëm me një klasë bosh. Ju lutemi mos flisni më për krenarinë e Afganistanit. Jemi të lodhur, të rraskapitur, të shkatërruar. Afganët kanë nevojë për paqe. Afganët kanë nevojë për një jetë normale, të barabartë dhe shpresëdhënëse.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re